Aktualitet

ME VD- Çfarë është ‘ShakeAlert’, aplikacioni që dërgoi MESAZHIN për tërmetin dje në Bosnje

23 Prill 2022, 11:39 Nga DOSJA
ME VD- Çfarë është ‘ShakeAlert’, aplikacioni

BOSNJE HERCEGOVINË– Dje në mbrëmje, përdoruesit e Android në Bosnje Hercegovinë kanë marrë një paralajmërim përmes sistemit të mbrojtjes pak sekonda para tërmetit. Kjo ishte hera e parë që përdoruesit e këtij sistemi operativ informohen për rreziqet e mundshme në këtë mënyrë. Njoftimi erdhi disa sekonda para tërmetit dhe habiti shumë përdorues vetëm falë aplikacionit “Shakealert”. Përveç informimit se ndodhen në një zonë potencialisht të rrezikshme, ata janë udhëzuar edhe se si të sillen gjatë tërmetit. Ndër të tjera u është thënë që të dalin nga shtëpitë, të mbyllin gazin dhe të shmangin ndërtesat e dëmtuara.

Por çfarë është aplikacioni që u dha sinjalin e parë qytetarëve?

Një sistem paralajmërimi i tërmetit ose sistemi i paralajmërimit të hershëm të tërmetit (KUJDES! Jo, parashikues, por paralajmërues!) Programi është i ndërtuar mbi një sistem që është krijuar për të njoftuar për ndonjë lëvizje të mundshme të tokës. Një tërmet shkaktohet nga çlirimi i energjisë së sforcuar elastike të ruajtur gjatë rrëshqitjes së shpejtë përgjatë një çarje, rrëshqitja fillon në një vend dhe përparon larg hipoqendrës.

ShakeAlert® është një sistem paralajmërimi i hershëm për tërmetet (EEW) që zbulon tërmete të rëndësishme aq shpejt sa sinjalizimet mund të arrijnë shumë njerëz përpara se të mbërrijnë lëkundjet. ShakeAlert nuk është parashikim i tërmetit, por një Mesazh ShakeAlert tregon se një tërmet ka filluar dhe lëkundjet janë të pashmangshme.

Çfarë është ShakeAlert?

Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) së bashku me një koalicion partnerësh shtetërorë dhe universitarë zbatuan Fazën 3 të operacioneve të Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm të Tërmeteve ShakeAlert® për Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara. E tani e kanë shpërndarë edhe në disa vende të tjera, një prej tyre mesa duket edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Edhe dje, aplikacioni duket se e bëri punën e tij, lajmëroi qytetarët për atë që po vinte, ndoshta duke shpëtuar jetë njerëzisht që mund të rrezikoheshin nga lëkundjet e djeshme. 

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore shakealert termet shakealert termet

Sondazh

Poll