Aktualitet

Pushkë, fishekë dhe një sasi municioni ushtarak, arrestohet 38-vjeçari në Tropojë

23 Prill 2022, 08:31 Nga DOSJA
Pushkë, fishekë dhe një sasi municioni ushtarak, arrestohet

TROPOJË– Një 38-vjeçar banues në fshatin Bukovë të Tropojës ka rënë në prangat e policisë së Tropojës pasi është kapur me armë pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar shtetati G.D pasi gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur një armë zjarri pushkë, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen një armë zjarri pushkë, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak.
Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari që i posedonte.
Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të mbajtjes pa leje të armëve, në fshatin Bukovë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe ushtruar kontroll në banesën e shtetasit G. D.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak, të cilat shtetasi G. D. i mbante pa leje.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, shtetasi G. D., 38 vjeç, banues në fshatin Bukovë, Tropojë.
Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tropojës policia e tropojës

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2022, 22:26

Shpërthim me tritol në Durrës

DURRËS– Shpërthim me tritol! Në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të H.G, 54 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri në Durrës është vendos...

Aktualitet 22 Prill 2022, 22:07

Tërmeti i fortë! Raportohet për të plagosur

BOSNJE HERCEGOVINË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e tërmetit të fortë të tronditi të gjithë Ballkanin mbrëmjen e sotme. Në një postim nga...