Aktualitet

Zhduket 34-vjeçari në Tiranë, e denoncon gjyshja: Ka ikur nga shtëpia…

23 Prill 2022, 10:51 Nga DOSJA
Zhduket 34-vjeçari në Tiranë, e denoncon gjyshja: Ka ikur nga

TIRANË– Një 52-vjeçare është drejtuar pranë policisë së Tiranës ditën e djeshme duke njoftuar humbjen e nipit të saj. Gruaja tha se nipi 34-vjeçar vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se kishte humbur kontaktet me të pas largimit nga shtëpia. Duke mos e gjetur te të afërmit dhe shokët, ajo i është drejtuar Policisë duke kërkuar prej tyre të nisin kërkimet. Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të të riut në Tiranë, edhe pse Policia thotë se po vijon kërkimet.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen e shtetasit A. K., 33 vjeç, shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë te parregullt”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – E. Ç., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi; – M. H., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, në gjendje të dehur; – J. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M. P., 31 vjeçe. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasja M. P., dhe pasagjerja shtetasja S. B., të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën; – Y. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
—-
Më datë 22.04.2022, shtetasja V. M., 52 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, nipi i saj, shtetasi E. T., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll