Aktualitet

I shpërthyen lokalin me tritol, vëllai i policit: Habitem ne nuk kemi konflikte me askënd

23 Prill 2022, 08:21 Nga DOSJA
I shpërthyen lokalin me tritol, vëllai i policit: Habitem ne nuk kemi

DURRËS- Vëllai i policit Hysen Gashi, në derën e biznesit të të cilit u vendos eksplozivi ka folur për shpërthimin. Ai ka thënë në një intervistë për mediat se nuk kanë asnjë konflikt si familje por shkak mund të ketë qenë puna e 54-vjeçarit si efektiv i “Shqiponjave”.

“Këtu s’ka pas njeri tek shtëpia fare. Hyseni ka qenë në punë, është polic prej 30 vitesh me shqiponjat kurse gruaja ka qenë tek vajza e vet në Rushbull. Kjo punë ka ndodhur në 22:20, Hyseni ka qenë duke ardhur nga puna. Kur ka dalë komshiu nga presioni i shpërthimit i ka hapur dyert e mbyllura me çelës. Unë e pyeta Hysenin vëllain sot në mëngjes dhe i thashë a ke ngatërresë me ndonjë në polici. Më tha që jemi polic dhe për shkak të detyrës mund të ketë ndodhur. Habitemi si ka ndodhur, nuk i ka prish qejfin dikujt. Ne nuk kemi konflikte me askënd. Gruaja me djalin kishin shkuar te vajza në Rrashbull. Shpërthimi është dëgjuar aq shumë sa dhe një atje në Çermë ka pyetur çfarë ishte ai shpërthim,”-tha i vëllai.

Gjithashtu fqinjët dhe të afërmit e efektivit të policisë Hysen Gashi në fshatin Katund i Ri në Durrës janë të tronditur nga shpërthimi i një nate më parë. Ata janë shprehur se janë habitur nga ngjarja dhe shpërthimi ka qenë shumë i fortë.

LAJMI KRYESOR: Shpërthimi i tritolit në Durrës, dyqani në pronësi të një polici, vëllai: S’kemi konflikte

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet hysen gashi shperthim me tritol ne durres vellai i policit hysen gashi hysen gashi shperthim me tritol ne durres vellai i policit hysen gashi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2022, 22:26

Shpërthim me tritol në Durrës

DURRËS– Shpërthim me tritol! Në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të H.G, 54 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri në Durrës është vendos...

Aktualitet 22 Prill 2022, 22:07

Tërmeti i fortë! Raportohet për të plagosur

BOSNJE HERCEGOVINË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e tërmetit të fortë të tronditi të gjithë Ballkanin mbrëmjen e sotme. Në një postim nga...