Aktualitet

Shpërthimi i tritolit në Durrës, dyqani në pronësi të një polici, vëllai: S’kemi konflikte

23 Prill 2022, 07:35 Nga DOSJA
Shpërthimi i tritolit në Durrës, dyqani në pronësi

DURRËS– Dyqanit të një efektivi të forcave “Shqiponja” u është vënë tritol mbrëmjen e djeshme, si një shenjë paralajmërimi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, në fshatin Katund i të Ri, rreth orës 20:20, ku një sasi lënde plasëse është vendosur në derën e dyqanit në pronësi të Hysen Gashit. Tritoli u vendos në qepenin e derës së jashtme të dyqanit, por fatmirësisht nuk solli asnjë të lënduar në njerëz, por vetëm dëme material, ndërkohë që ngjitur me dyqanin ndodhej edhe banesa e familjes Gashi. Por këta të fundit në momentin e sulmit nuk ndodheshin në shtëpi por në momentin e shpërthimit nuk ndodheshin në shtëpi.

Deri më tani, Policia s’ka ende asnjë të dyshuar se kush mund të jetë personi që ka vendosur që të “paralajmërojë” efektivin e Policisë, por pista kryesore ku po hetohet është puna e efektivit, që e ka prej më shumë se 30 vitesh. Ndërsa dhe familjarët, të pyetur nga mediat “ngrenë supet” kur pyeten se cili mund të jetë shkaku i sulmit, pasi pretendojnë se nuk kanë konflikte me asnjë. Deri më tani, Policia ka konstatuar nga kamerat e sigurisë, një mjet që ka ndaluar në afersi të dyqanit dhe ka hedhur lëndën eksplozive te dyqani, por mbetet ende për t’u parë se cili është personi që drejtonte mjetin.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

I shpërthyen lokalin me tritol, vëllai i policit: Habitem ne nuk kemi konflikte me askënd

(d.a)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet forcat shqiponja hysen gashi tritol hysen gashit tritol ne durres forcat shqiponja hysen gashi tritol hysen gashit tritol ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2022, 22:26

Shpërthim me tritol në Durrës

DURRËS– Shpërthim me tritol! Në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të H.G, 54 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri në Durrës është vendos...

Aktualitet 22 Prill 2022, 22:07

Tërmeti i fortë! Raportohet për të plagosur

BOSNJE HERCEGOVINË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e tërmetit të fortë të tronditi të gjithë Ballkanin mbrëmjen e sotme. Në një postim nga...