Aktualitet

30-vjeçari grabiti Postën në Kamëz, Gjykata e lë në burg, i dyshuar dhe si vrasës me pagesë

23 Prill 2022, 09:32 Nga DOSJA
30-vjeçari grabiti Postën në Kamëz, Gjykata e lë

TIRANË– Gjykata  e Tiranës i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest në burg” 30 vjeçarit Elis Suçi, për vjedhjen në market të rreth 100 mijë lekëve të reja në Kamëz disa ditë më parë. Në marrjen në pyetje, Elis Suçi pranoi autorësinë e vjedhjes, ndërsa pretendoi se e ka bërë prej fëmijës së tij të mitur, duke u justifikuar për grabitjen. Mirëpo Elis Suçi njihej si personazh problematik jo vetëm në Kamëz por edhe më gjerë.

Ai ka qenë në burg për vjedhje, ndërsa ishte liruar rreth 8 muaj më pare, Suçi po hetohet për disa ngjarje të rënda kriminale dhe dyshohet si vrasës me pagesë i një grupi kriminal me bazë veprimi në kryeqytet, por deri më tani nuk dihen detaje të tjera.

Elis Suçi u arrestua pasditen e së mërkurës në afërsi të zonës së Medresesë. Në momentin që është ndaluar nga policia, ai u ka drejtuar armën efektivëve dhe u ka kërkuar që të largoheshin, në të kundërt do të qëllonte. Ndërhyrja e shpejtë e një polici të veshur civil ka bërë që kolegët e tij të shpëtonin. Emri i Elis Suçi doli nga dëshmia e bashkëpunëtorit të tij Algert Kurti, me të cilin kreu grabitjen në Kamëz, në filialin e postës Shqiptare ku morën 10 milionë lekë të vjetra.

Por tashmë të dy ndodhen pas hekurave.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elis suci gjykata e tiranes grabitet posta ne kamez kamez tirane elis suci gjykata e tiranes grabitet posta ne kamez kamez tirane

Sondazh

Poll