Aktualitet

Lungomare në Durrës, Rama: Mendoj ta bëjmë një shqiponjë në det, si palmat në Dubai

23 Prill 2022, 08:18 Nga DOSJA
Lungomare në Durrës, Rama: Mendoj ta bëjmë një

DURRËS– 3 kilometër shëtitore, gjelbërim dhe parqe, ky është projekti që po mendohet për Lungomaren e Durrësit. Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako, ku tha se projekti i Lungomares së Durrësit do të jetë me impakt të lartë ekonomik. Punimet pritet të fillojnë në vjeshtë, ndërsa Rama nuk kurseu as batutat ku tha se tashmë qytetarët e Durrësit, nuk mund të thonë më se kanë mbetur pas Vlorës.

“Do e bëjmë siç e bëmë në Vlorë, do të bëhet spektakolare e gjitha, edhe me zgjerimin e brezit të rërës edhe me jetën e natës që do zhvillohet, mos të thonë Durrsakët që mbetëm pas Vlorës. Potenciali është i madh, është vlerë e shtuar. Projekti duhet të mbarojë dhe të përgatitet që puna të fillojë në vjeshtë, pas mbarimit të sezonit veror,”– tha Rama.

Teksa po njihjej edhe me projektin, kreu i qeverisë shprehu mendimin e tij dhe tha se kemi mundësinë që të bëjmë një ndërhyrje në det ashtu siç është bërë edhe në vende të tjera, me një shqiponjë në det, e cila do të mund të shfrytëzohet për turizëm.

Kemi mundësi për një plazh të bukur me një rërë të bukur. Mendoj ta bëjmë një ndërhyrje në det siç është palma, sic kanë bërë vende të tjera. Me një shqiponjë në det që të jetë zonë turistike, e ndërtuar e re komplet nga A-ja te ZH-ja dhe aty bashkia mund të nxjerrë dhe përfitime. Një shqiponjë do ta bëjmë në det që të duket. Duhet të ecim më tutje dhe të kemi kujdes me përdorimin e materialeve të drurit që të mos na degradohen,”– tha Rama.

Lungomarja e Durrësit do të fillojë nga ura e Dajlanit dhe do të vazhdojë deri te godina e Kavalishencës, në 3 kilometër vijë bregdetare. Studimi parashikon që të ketë një unifikim në vijë të njëtrajtshme nga fillimi në mbarim, ndërsa shëtitorja do të ketë kënde lojërash për fëmijë, hapësira për pjesën e plazhit, stacionet e plazhit, hapësira shërbimi, hapësira sportive dhe facilitete që lidhen me përdorimin e ambienteve higjieno-sanitare, dhoma zhveshje e dushe. Po ashtu do të ketë edhe një piste për biçikletat në krah të asaj për këmbësorët.

(d.a.k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama emiriana sako lungomare e durresit edi rama emiriana sako lungomare e durresit

Sondazh

Poll