Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 32-vjeçari në Tiranë

23 Prill 2022, 08:28 Nga DOSJA
Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 32-vjeçari

TIRANË- Një 32-vjeçar banues në Tiranë i identifikuar me inicialet B. L., është venë në pranga nga policia pasi i është gjetur armë zjarri. 

Polia në vijim të operacioni policor të koduar “Weekend” ka bërë të mundur arrestimin e 32-vjeçarit i cili po qarkullonte me makinen e tij tip “Benz”. Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, një krëhër me municion luftarak dhe një thikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe do të ndiqet penalisht  për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njotimi i poltë i policisë:

TIRANË
Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në rrugën “Abdi Toptani”, me një automjet tip “Benz”, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “ëeekend”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një krëhër me municion luftarak. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të mjetit që ky shtetas drejtonte, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet #bashkiatirane arrestohet nje 32 vjecar ne tirane #bashkiatirane arrestohet nje 32 vjecar ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2022, 22:26

Shpërthim me tritol në Durrës

DURRËS– Shpërthim me tritol! Në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të H.G, 54 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri në Durrës është vendos...

Aktualitet 22 Prill 2022, 22:07

Tërmeti i fortë! Raportohet për të plagosur

BOSNJE HERCEGOVINË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e tërmetit të fortë të tronditi të gjithë Ballkanin mbrëmjen e sotme. Në një postim nga...