Aktualitet

Goditën efektivët e policisë së Bulqizës, vihet në pranga një person, dy shpallen në kërkim

23 Prill 2022, 07:30 Nga DOSJA
Goditën efektivët e policisë së Bulqizës, vihet në

BULQIZË- Një 24-vjeçar është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kanë goditur efektivët e policisë së Bulqizës.

Sipas njoftimit të policisë, efektivët e policisë rrugore kanë ndaluar një mjet tip Mercedes pasi po kryente disa manovra të rrezikshme, gjatë verifikimit tre shtetatis që ndodheshin në automjet kanë kundërshtuar me forcë oficerët e policisë.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, 30-vjeçarin Indrit Losha ndërkohë që ka shpallur në kërkim dy pasagjerët të identifikuar si A.S 22 vjeç dhe A.D 30 vjeç të cilët janë larguar.

Njoftimi i policisë Bulqizë:

Kundërshtuan me forcë dhe goditën punonjësit e Policisë Rrugore, vihet në pranga drejtuesi i mjetit dhe shpallen në kërkim dy pasagjerët.

Shërbimet e Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rugore, pranë mbikalimit në Qytetin e Bulqizës, kanë konstatuar dhe ndaluar një automjet “Benz”, pasi u konstatua se kryente manovra gjatë lëvizjes.

Gjatë procesit të verifikimit, punonjësit e policisë hasën në rezistencën e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve që ndodheshin në këtë mjet, për të mos kryer testin e alkoolit drejtuesi i mjetit. Të tre shtetasit në bashkëpunim me njëri tjetrin kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë duke ju shkaktuar dëmtime fizike dy prej punonjësve të policisë.

Shërbimet e policisë kanë mundur të vënë në pranga drejtuesin e mjetit,shtetasin I. L., 30 vjeç, banues në Bulqizë, i cili duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë duke mos i lejuar të kryenin testin e alkoolit dhe të mos shoqërohej në komisariat.

Ndërsa dy pasagjerët kanë mundur të largohen por janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konketisht shtetasit A. S., 22 vjeç dhe A. D. 30 vjeç, banues në Bulqizë, të cilët kanë goditur punonjësit e policisë duke u shkatuar dëmtime trupore, me qëllim që mos shoqërohej në Komisariat drejtuesi i automjetit.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale ” Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi me forcë i punonjësit të policisë”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet indrit losha polica e bulqizës indrit losha polica e bulqizës

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2022, 22:26

Shpërthim me tritol në Durrës

DURRËS– Shpërthim me tritol! Në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të H.G, 54 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri në Durrës është vendos...

Aktualitet 22 Prill 2022, 22:07

Tërmeti i fortë! Raportohet për të plagosur

BOSNJE HERCEGOVINË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e tërmetit të fortë të tronditi të gjithë Ballkanin mbrëmjen e sotme. Në një postim nga...