Aktualitet

Moti i keq në vend!Ulen temperaturat, reshje shiu në veri të vendit, vijojnë erërat e forta

23 Prill 2022, 05:33 Nga DOSJA
Moti i keq në vend!Ulen temperaturat, reshje shiu në veri të

TIRANË- Gjatë ditës së sotme moti në vendin tonë parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Sipas Meteoalb, në zonat veriore pritet të ketë vranësira të dukshme të cilat do të sjellin dhe reshje shiu. Ndërkohë në pjesën tjetër të territorit shqiptar pritet që të ketë një mot të qëndrueshëm me vranësira të lehta.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në drejtimin nga jugu në jugperëndim me shpejtësi 55km/h duke krijuar një dallgëzim mbi 4 ballë në det.

Temperaturat e ajrit gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do të ulen deri në  3°C ndërsa gjatë mesditës  deri në 21°C.

Ditën e djeshme erërat e forta kanë shkaktuar probleme në disa zona në territorin e Shqipërisë. Në Vlorë, Durrës dhe Shëngjin janë paralizuar lundrimet dhe peshkimi për shkak se intensiteti i erërave dhe dallgëzimi ka qënë shumë i lartë. Aktualisht dallgëzimi në det është 5 deri në 6 ballë në drejtim jug-lindje ndërsa kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen në orët në vazhdim.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2022, 22:26

Shpërthim me tritol në Durrës

DURRËS– Shpërthim me tritol! Në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të H.G, 54 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri në Durrës është vendos...

Aktualitet 22 Prill 2022, 22:07

Tërmeti i fortë! Raportohet për të plagosur

BOSNJE HERCEGOVINË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e tërmetit të fortë të tronditi të gjithë Ballkanin mbrëmjen e sotme. Në një postim nga...