Aktualitet

TËRMET në Bosnje, shkundet Ballkani e Shqipëria, 3 të plagosur e dëme të mëdha (E plotë)

22 Prill 2022, 21:09 Nga DOSJA
TËRMET në Bosnje, shkundet Ballkani e Shqipëria, 3 të

BOSNJE HERCEGOVINË- Të paktën tre persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që shkundi këtë mbrëmje Bionsje Hercegovinën. Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.8 gradë të shkallës rihter ishte me epiqendër në Mostar të Sarajevës, por u ndje në të gjithë rajonin e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë. Në vendin tonë nuk është raportuar për dëme materiale dhe as për persona të lënduar. Ministri i Mbrojtjes Niko Pelelshi tha se strukturat janë të gjitha në këmbë duke vëzhguar tërrenin ku janë ndjerë lëkundjet, kryesisht Tiranë, Shkodër, Lezhë, Durrës e Vlorë.

Por, qytetarët në Bosnje Hercegovinë nuk kanë pasur të njëjtin fat. Për ta, sonte është një natë pa gjumë. Tre të plagosurit janë dërguar në Spitalin Kantonal “Doktor Safet Mujiq” në Mostar. Në të njëjtën zonë raportohet për dëme të mëdha materiale, shtëpi të shembura, mure të rrëzuar dhe institucione të prishura. Për Dosja.al, qytetarët rrëfyen se ura e Dubrovnikut rrezikon të shembet.

Në orët në vijim pritet të bëhet edhe një bilanc në lidhje me ngjarjen, pavarësisht se pamjet praqesin qartë panoramën e panikun që po përjetohet në Bosnje Hercegovinë. Lëkundjet janë ndjerë dhe Kosovë, Mal të Zi e Serbi, por në këto vende nuk raportohet për dëme.

 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Paralajmërim? SMS që morën banorët para tërmetit: Dilni nga shtëpitë

DËSHMITË/ Qytetarët pas tërmetit: Ranë muret, dolëm menjëherë jashtë

PAMJET- Mure që shemben e njerëz në rrugë, një natë pa gjumë nga tërmeti i fortë

VIDEO-MOMENTI/ Gazetaren e kap tërmeti duke dhënë lajmet: Opa…

Tërmeti i fortë! Raportohet për të plagosur

Qytetarët tregojnë tmerrin e tërmetit për Dosja.al: Kërcisnin muret e dyert

Tërmeti i fortë, IGJEUM: Epiqendra ishte 202 km larg Tiranës

Tërmeti shkundi vendin, Peleshi: Nuk raportohet për dëme e të lënduar

Dridhet Ballkani! Mali i Zi, Serbia e Kosova raportojnë: Tërmeti u ndje dhe te ne

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet termet ne bosnje-hercegovine termet ne shqiper termet ne bosnje-hercegovine termet ne shqiper

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Prill 2022, 22:26

Shpërthim me tritol në Durrës

DURRËS– Shpërthim me tritol! Në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të H.G, 54 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri në Durrës është vendos...

Aktualitet 22 Prill 2022, 22:07

Tërmeti i fortë! Raportohet për të plagosur

BOSNJE HERCEGOVINË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e tërmetit të fortë të tronditi të gjithë Ballkanin mbrëmjen e sotme. Në një postim nga...