Aktualitet

Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy persona në Kapshticë

22 Prill 2022, 13:18 Nga DOSJA
Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy persona në Kapshticë

KAPSHTICË- Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar ditën e sotme nga policia kufitare e Kapshticës, në hyrje të kufirit. Një 49-vjeçar banues në Tiranë i dënuar me një muaj burg, ndërsa një 56-vjeçar, i identifikuar me inicialet S. S., banues në Elbasan, pasi është dënuar me 2 muaj burgim. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Kapshticë

Policia Kufitare ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë procesit të përpunimit të dokumentacioneve dhe verifikimit në sistem, bënë ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht: – N. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”; – S. S., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”. Veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këto raste u kryen nga Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kapshtice policia e kapshticës kapshtice policia e kapshticës

Sondazh

Poll