Sport

Përjashtohet 9 muaj kampioni olimpik Rylov, mbështeti pushtimin e Ukrainës…

22 Prill 2022, 08:11 Nga DOSJA
Përjashtohet 9 muaj kampioni olimpik Rylov, mbështeti pushtimin e

ZVICER – Tashmë i privuar nga Botërori, si të gjithë atletët rusë dhe bjellorusë, kampioni olimpik Evgeny Rylov është pezulluar për nëntë muaj nga Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA).

Kjo, pasi notary ishte pjesëmarrjes në një demonstratë të organizuar në Moskë nga presidenti rus Vladimir Putin, më 8 mars, në mbështetje të pushtimit të Ukrainës.

Rylov dhe atletë të tjerë mbanin simbolin “Z” të përdorur nga mbështetësit e operacionit ushtarak. Pezullimi i kampionit olimpik në 100 metra dhe 200 metra shpinë hyri në fuqi të mërkurën dhe për këtë arsye do të përfundojë në mesin e janarit 2023.

Në njoftimin e saj për shtyp, FINA shfrytëzoi rastin për të “konfirmuar qëndrimin e saj” për përjashtimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë nga Kampionatin Botëror në Budapest (18 qershor – 3 korrik). Rylov kishte fituar dy titujt e fundit botëror në 200 metra shpinë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletët rusë dhe bjellorusë bjellorusia debon diplomatet ukrainas kampioni olimpik evgeny rylov atletët rusë dhe bjellorusë bjellorusia debon diplomatet ukrainas kampioni olimpik evgeny rylov

Sondazh

Poll