Aktualitet

Protesta te Agjensia e Shpronësimeve! Banori i Laprakës: Përfitohet vetëm nga 1 kategori

22 Prill 2022, 08:18 Nga DOSJA
Protesta te Agjensia e Shpronësimeve! Banori i Laprakës:

TIRANË– Banorët e ‘5 Majit’, Laprakës dhe Paskuqanit u paraqitën ditën e sotme në ambientet e Agjensisë së Shpronësimeve në Tiranë. Ata u takuan me një nga përfaqësuesit e institucionit. Gazetari Bled Marku deklaroi për mediat pas takimit, se situata është akoma më keq seç duket. Ai tha se do të përfitojnë nga shpronësimi vetëm banesat që kanë çertifikatë pronësie dhe jo ato që kanë leje legalizimi. 

Po ashtu, në fund ai shtoi se banorët që rrezikojnë të mbeten pa banesa kanë vetëm tre zgjidhje, ose t’i drejtohen gjykatës, ose të pranojnë vendimin ose të largohen nga vendi. 

‘Drejtori na tha se janë vetëm ato banesa që janë me certifikatë pronësie, që do të përfitojnë nga shpronësimi. Ato që janë me leje legalizimi, pritet që të ketë një vendim nëser që të përfitojmë dhe ato me leje legalizimi. Po se si, se kur nuk dihet. Vetëm ata me leje legalizimi përfitojnë, ata që janë pa dokument fare.. deri më tani janë 129 dosje të cilat kanë mbërritur në këtë institucion, pritet që në muajt në vijim të nisë dhe shpronësimi, të kalojnë paratë. Nuk u dha asnjë afat, në momentin që do të arrihet në një përfundim.. situata qeka më keq seç mendoja se e dija se përfitojmë shpronësim edhe ata me leje legalizimi. Ka tre rrugëzgjidhje, ta pranosh, të shkosh në Gjykatë ose të shkosh në Gjermani, të marrësh rrobat e të ikësh ‘- tha një nga banorët.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e 5 majit ne proteste bled marku banoret e 5 majit ne proteste bled marku

Sondazh

Poll