Aktualitet

Rëndohet gjendja shëndetësore?Bujar Nishani del nga Sanatoriumi,transferohet në Gjermani

22 Prill 2022, 08:42 Nga DOSJA
Rëndohet gjendja shëndetësore?Bujar Nishani del nga

TIRANË– Ish-presidenti Bujar Nishani është dërguar për mjekim jashtë shtetit. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se ish-presidenti Nishani ka nevojë për mjekim më të specializuar, ndaj është kryer transferimi nga ‘Sanatoriumi’ në një spital në Gjermani.

Deri më tani dihet se ish-presidentit u shtrua disa ditë më parë në spital pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por mbetet e paqartë nëse gjendja e tij është përmirësuar. Ish-presidenti vuan nga infeksion pulmonar post-COVID, megjithatë kohët e fundit është parë në publik duke mbështetur liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Nishani është gjithashtu anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Bujar Nishani ka qënë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër në Qeverinë e Shqipërisë. Nga marsi 2007 – shtator 2009 mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm; nga shtatori 2009 – prill 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë; për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit 2012, kohë në të cilën Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi në detyrën e Kreut të Shtetit.

(a.b.k.m/)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bujar nishani bujar nishani

Sondazh

Poll