Aktualitet

Çuçi: Nuk ishte takim i jashtëzakonshëm, muajin tjetër rritja e rrogës për policët

22 Prill 2022, 09:16 Nga DOSJA
Çuçi: Nuk ishte takim i jashtëzakonshëm, muajin

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nuk e konsideron takimin e sotëm me drejtuesit e policisë si të jashtëzakonshëm. Për mediat, ai deklaroi se sot u bë një analizë e përgjithshme për 4 mujorin e kaluar dhe për atë të ardhshëm. Po ashtu ai shton se në takimin e sotëm u diskutua për kanabis dhe për të ndëshkuar këdo që kultivon në mënyrë të paligjshme. 

Sot ishte për të bërë një analizë të përgjithshme me të gjithë drejtorët e policisë. Bëjmë një analizë të planit të veprimit për 4 mujorin e parë dhe atë të ardhshëm. Fokusi është kultivimi i kanabis, toleranca është zero. Ishte takim pune dhe i zakonshëm, përbën interes por nuk është takim i jashtëzakonshëm. Kanabis është cështje që diskutohet dhe me strukturat, ka një tendencë për të konfunduar inciativën e qeverisë. Qëllimi është i qartë, tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabis të paligjshëm.’- tha Çuçi. 

Rritje rroge për policët? Çuçi: Shumë shpejt do të jetë në muajin tjetër, ato që ne kemi premtuar

LAJMI KRYESOR: Kanabis/ Takimi me drejtorët e policisë! Çuçi: Zero tolerancë për këdo që tenton kultivimin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledi çuçi bledi cuci me drejtuesit e policise bledi çuçi bledi cuci me drejtuesit e policise

Sondazh

Poll