Bota

Zelensky: Ukraina ka ofruar të gjitha opsionet e shkëmbimit në Mariupol

21 Prill 2022, 15:37 Nga DOSJA
Zelensky: Ukraina ka ofruar të gjitha opsionet e shkëmbimit në

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina i ka ofruar të gjitha opsionet Rusisë për të shkëmbyer qytetarët e Mariupolit me ushtarë rusë dhe është në pritje të përgjigjes së Moskës. BBC shkruan se ai kishte sugjeruar më parë se ushtarët rusë të kapur mund të shkëmbeheshin me civilë të bllokuar.

Duke iu përgjigjur pretendimit të Kremlinit forcat e tij kanë çliruar qytetin port, ai tha se Rusia kontrollon pjesën më të madhe të Mariupolit, por forcat ukrainase mbeten në një pjesë të tij, sipas Reuters.

Siç kemi raportuar, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar trupat e tij të mbyllin fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit, ku po qëndron një grup i fundit luftëtarësh ukrainas, në vend që ta sulmojnë atë. Zelensky gjithashtu u citua të thoshte se 120,000 civilë po bllokoheshin të largoheshin nga Mariupol.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina kërkon seancë negociatash në Mariupol, G7 dhuron 24 miliardë USD

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll