Bota

Gruevski shpallet fajtor, ish-kryeminstri maqedonas në arrati dënohet me 7 vite burg

21 Prill 2022, 15:00 Nga DOSJA
Gruevski shpallet fajtor, ish-kryeminstri maqedonas në arrati dënohet

MAQEDONIA E VERIUT- Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski, ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov dhe Jordan (Orce) Kamçev janë shpallur fajtor për rastin “Parcelat në Vodno”.

Gjykata e Shkupit ka dënuar Nikolla Gruevski me 7 vjet burg, Sasho MIjallkov me 1 vit e  3 muaj, duke llogaritur dhe kohën e  kaluar në paraburgim.

Ndërkohë Risto Novaçevski dënohet me masë alternative, 3 vite dënim me kusht dhe Jordan (Orce) Kamcev me 1 vit burg, ku i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Nenad Josifoviç dënohet me masë alternative, 2 vjet burg me kusht.

Nikolla Gruevski ndodhet në arrati në Hungari prej dy vitesh, ku autoritetet i kanë dhënë strehim dhe refuzojnë ekstradimin e tij. Ai u dënua fillimisht me 2 vjet burg për çështjen që kishte të bënte me blerjen e një Mercedesi të blinduar prej rreth 600 mijë eurosh, e më pas, në mungesë, edhe me 1.5 vjet heqje lirie për nxitjen e dhunës në komunën “Qendër” të Shkupit. Ai dyshohet edhe si krye-organizator i ngjarjeve të dhunshme në parlamentin e Maqedonisë së Veriut në prill, 2017, por zyrtarisht nuk është ngritur akuzë për këtë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni denohet nikola gruevski. denohet nikola gruevski.

Sondazh

Poll