Bota

LUFTA/ Ukraina kërkon negociata në Mariupol, Putin anulon sulmin ndaj fabrikës së çelikut

21 Prill 2022, 05:55 Nga DOSJA
LUFTA/ Ukraina kërkon negociata në Mariupol, Putin anulon sulmin ndaj

UKRAINË– Dita e pesëdhjetë e shtatë e luftës në Ukrainë. Rrethimi rus i fabrikës së çelikut Azovstal vazhdon. Edhe pse ultimatumi i Moskës ka skaduar, ushtarët e fundit ukrainas nuk po dorëzohen. Disa civilë janë evakuuar nga qyteti i shkatërruar, por sipas Zelensky ka ende 120,000 njerëz. Për Kievin, në fakt, korridori humanitar nga Mariupol nuk funksionoi. 

Presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar se SHBA-ja do të japë 800 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë “dhjetëra  municione, drone dhe artileri të rëndë”.Biden tha se SHBA po dërgon armë drejtpërsëdrejti në vijën e parë të lirisë, ndërsa lufta me Rusinë ka hyrë në ditën e 57-të të saj. Presidenti Biden e përshkroi betejën e Kievit si një “fitore historike” për ukrainasit, të cilët ishin në gjendje të mbanin kontrollin e kryeqytetit ndërsa Rusia bombardonte periferi.

Ndërkohë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky falënderon presidentin amerikan Joe Biden për këtë raund të ri mbështetjeje për Ukrainën. Presidenti Zelensky shkroi në llogarinë e tij në Twitter për të thënë se ndihma është e nevojshme sot më shumë se kurrë.

Ukraina i ka ofruar Rusisë një “sesion të posaçëm negociatash” në Mariupol, qytetin port të rrethuar në Detin Azov. Kështu deklaroi Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidencës ukrainase dhe një nga negociatorët me Rusinë.

Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë ruse të anulojë planet për të sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol ku janë strehuar trupat e fundit ukrainase ndërkohë që qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, është nën bombardime intensive sipas kryebashkiakut.

Britania vendosi sot 26 sanksione të reja që synojnë gjeneralët ushtarakë rusë përgjegjës për ato që ajo i quajti mizoritë në Ukrainë, si dhe individët dhe bizneset që mbështesin forcat e armatosura ruse. Sanksionet e fundit përfshinin ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit të Azatbek Omurbekov,i njohur ndryshe dhe si ‘Kasapi i Bucha’, një komandant në ushtrinë ruse për të cilin qeveria britanike tha se ishte i përfshirë në “masakrën e Buçës”.

Ministrat e financave të G7 kanë njoftuar një angazhim, me komunitetin ndërkombëtar, për mbështetje të mëtejshme për Ukrainën me vlerë më shumë se 24 miliardë dollarë për vitin 2022 dhe më tej, duke shtuar se ata janë të gatshëm të bëjnë edhe më shumë nëse është e nevojshme. Ministrat shprehën gjithashtu keqardhje për pjesëmarrjen e Rusisë në forumet ndërkombëtare të vazhdueshme në Uashington, duke përfshirë G20, FMN dhe Bankën Botërore.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zelensky: Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë në muaj për të rikuperuar humbjet ekonomike

‘Krime masive lufte’: Estonia akuzon Rusinë për gjenocid në Ukrainë

Zyrtarët ukrainas dhe imazhet satelitore tregojnë prova të varrezave masive në Mariupol

Britania vendos sanksione të reja ndaj ushtarakëve rus, pjesë e tyre dhe ‘Kasapi i Bucha’

Presidenti rus urdhëron forcat e tij të mos sulmojnë fabrikën e çelikut në Mariupol

Zyrtari amerikan: Rusia po vazhdon të shtojë grupe taktike batalionesh në Ukrainë

Zelensky: U jemi mirënjohës njerëzve të SHBA-së, ndihma na nevojitet sot më shumë se kurrë

Rusia ‘zgjeron’ listën, shpall non-grata Zuckenberg, Harris dhe 27 zyrtarë amerikan

Zelensky: Ukraina ka ofruar të gjitha opsionet e shkëmbimit për Mariupolit

Biden: Do sanksionojmë këdo që ndihmon Rusinë

Kryeministri i Ukrainës udhëton drejt SHBA-së, takohet me këshilltarin e sigurisë kombëtare

BILD:A ka një urdhër arresti sekret për Putin dhe sa rrezikon ai nëse udhëton jashtë Rusisë

Shpërthim në Institutin Ushtarak Rus,1 i vdekur dhe 30 të plagosur, tymi mbulon qytetin

4 ushtarë KROAT po luftojnë në fabrikën e çelikut Azovstalit në Mariupol

Rusia pret përgjigjen e Ukrainës ndaj draftit për paqe,Zelensky:Nuk kam marr asnjë dokument

‘Nuk do ta lëmë popullin ukrainas vetëm’, kryeministrat danez dhe spanjoll vizitojnë Kievin

“Ka mbetur vetëm 5% jetë në Mariupol”, Zelenskyy: Focat ruse nuk po e ndalin sulmin

Informimi i Sergei për Putinin: Ne pushtuam Mariupolin, përveç Azovstalit

Presidenti kinez Xi Jiping kundërshton propozimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Presidenti Joe Biden flet për Ukrainën: Jam i “mahnitur” nga rezistenca e fortë e ushtrisë

Zelenskyy: BE do të planifikojë një paketë të gjashtë sanksionesh ndaj Rusisë

Pentagoni minimizon provën me raketë të re balistike të Rusisë

Lufta në Ukrainë i rikujton të moshurave polakë traumat e ‘Luftës së Dytë Botërore’

Zyrtari rus: Do t’i japim fund operacionit në Ukrainë kur të ndalen kërcënimet nga NATO

Lideri çeçen: Forcat ruse do marrin Mariupolin sot

SHBA fillon të stërvitë ushtarët ukrainas për përdorimin e artilerisë së rëndë

Inteligjenca britanike: 9 Maj është një datë e rëndësishme për Rusinë

Johnson: Të merresh me Putin si të negociosh me një krokodil

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll