Bota

Itali/Masakroi nënën e tij pas një debati, i riu telefonon policinë dhe rrëfen krimin

21 Prill 2022, 17:19 Nga DOSJA
Itali/Masakroi nënën e tij pas një debati, i riu telefonon

ITALI- Një 24-vjeçar në Itali ka sulmuar nënën e tij 58-vjeçare gjatë një zënke, duke e goditur me shqelma dhe grushta, duke e lënë të pajetë në tokë.

Sipas mediave vendase, Davide Garzia vrau nënën e tij Fabiola Colnaghi mëngjesin e sotëm në Aicurzio, në provincën e Monzas. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në via della Vittoria. Menjëherë pas vrasjes ai ka telefonuar policinë e Monzës, duke i trguar për ngjarjen ku më pas i ka pritur në shtëpi duke qëndruar në linjë me operatorin.

Nënë e bir jetonin së bashku pasi i ati kishte ndërruar jetë, ndërsa sipas dëshmisë së disa fqinjëve mosmarrëveshjet mes tyre ishin gjithnjë e më të shpeshta.

Do të jetë e nevojshme autopsia për të konstatuar shkaqet e vdekjes së gruas, e cila me shumë gjasa është goditur nga djali i saj me grusht në fytyrë dhe më pas është rrëzuar përtokë, më pas ndoshta e rrahur sërish, derisa ka vdekur.

Ushtarët e kompanisë Vimercate dhe Njësisë së Hetimit të Monzës po punojnë për dinamikën e krimit ndërkohë që po vijon marrja në pyetje e Garzias nga zv/prokurori.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota colnaghi davide garzia i riu vret nenen policia italiane colnaghi davide garzia i riu vret nenen policia italiane

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2022, 15:31

Biden: Do sanksionojmë këdo që ndihmon Rusinë

SHBA- Presidenti Joe Biden sapo ka bërë një numër njoftimesh në një konferencë shtypi – duke përfshirë një paketë ndihme prej 800 milionë dollarësh për Uk...