Bota

Bashkëshorti vuan nga kanceri, ministrja belge jep dorëheqjen për t’u kujdesur për të

21 Prill 2022, 15:38 Nga DOSJA
Bashkëshorti vuan nga kanceri, ministrja belge jep dorëheqjen për

BELGJIKË– Ministrja e Jashtme belge Sophie Wilmes thotë se do të largohet nga detyra për t’u kujdesur për bashkëshortin e saj, i cili është diagnostikuar me kancer në tru.

Sëmundja ka hyrë papritur në jetën tonë dhe, veçanërisht, në atë të burrit tim, Christopher, i cili duhet të fillojë, si shumë burra, gra dhe madje edhe fëmijë, luftën e tij kundër kancerit agresiv të trurit,” shkroi Wilmes në një deklaratë e postuar në Twitter.

Sipas BBC, Wilmes, e cila shërben edhe si zëvendëskryeministre, do të marrë leje deri në fundin e verës për të qëndruar me familjen e saj. Ajo thotë se e bëri këtë veprim “në konsultim të përsosur me kryeministrin”.

Të jesh ministër kërkon rigorozitet, disponueshmëri dhe një përkushtim të plotë që nuk do të më lejonte të ofroj ndihmën dhe ngushëllimin që Christopher dhe fëmijët tanë do të kenë nevojë gjatë kësaj periudhe të vështirë,” vazhdoi ajo.

Në një deklaratë, kryeministri Alexander De Croo tha se e respekton zgjedhjen e Wilmes dhe shtoi se ministrja nuk do të jepte dorëheqjen zyrtarisht nga qeveria dhe se kompetencat e saj do t’u transferoheshin përkohësisht ministrave të tjerë me “një dekret mbretëror”.

Në një sprovë si kjo, është bashkëshorti, nëna që vjen e para. I uroj Sophie, Christopher dhe fëmijëve të tyre shumë guxim dhe forcë,” tha De Croo.

Wilmes, e cila shërbeu si kryeministre midis 2019 dhe 2020, u martua me bashkëshortin e saj australian Chris Stone në 2009. Stone, një ish-futbollist australian Rules me St Kilda, ka qenë nënkryetar i degës belge të Australian Business në Evropë që nga viti 2012. Të dy kanë tre vajza, ndërsa Stone gjithashtu ka një djalë nga një lidhje e mëparshme.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alexander de croo sophie wilmes alexander de croo sophie wilmes

Sondazh

Poll