Bota

VIDEO/ Në mes të Madridit, të majtët ekstremë dalin në shesh me portretet e Enver Hoxhës

21 Prill 2022, 08:40 Nga DOSJA
VIDEO/ Në mes të Madridit, të majtët ekstremë dalin

MADRID– Në tubimin e zhvilluar në Madrid nga ana e të majtëve spanjollë, është vënë re edhe fotoja e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha. Fotoja e Hoxhës është mes personazheve të njohur të diktaturës në botë, në tubimin e zhvilluar në sheshet kryesore. Pamjet janë publikuar nga Arbër Agalliu, gazetari shqiptar që jeton në Itali.

POSTIMI:

Një mikesh me pushime në Madrid javën e kaluar më dërgoi këtë video. Ky është marshimi i organizuar nga partia spanjolle marksiste-leniniste Reconstruçión Comunista që u mbajt më 14 prill. Ndër pankartat e ngritura nga pjesëmarrësit, mund të shihen fotot gjigante të Leninit, Stalinit, Marksit, Engelsit, por edhe të diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Të dashur miq spanjollë, para se të idhulloni figura si ajo e Hoxhës, studioni historinë e Shqipërisë, diktaturën hoxhiste, persekutimet, gjakun e derdhur nga shqiptarët, hermeticitetin e një kombi, racionimin e ushqimit, urinë e vuajtur, frikën, presionin e vazhdueshëm etj etj. Asnjë regjim nuk është më pak i keq se të tjerët deri në atë pikë sa të merret si shembull, asnjë regjim nuk justifikohet me shprehjen “ka bërë edhe gjëra të mira”, as ai i Enver Hoxhës

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora enver hoxha madrid enver hoxha madrid

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2022, 15:31

Biden: Do sanksionojmë këdo që ndihmon Rusinë

SHBA- Presidenti Joe Biden sapo ka bërë një numër njoftimesh në një konferencë shtypi – duke përfshirë një paketë ndihme prej 800 milionë dollarësh për Uk...