Politike

Berisha: Drejtori i shërbimeve sekrete në SHBA pa dosjen time, s’ka prova më tha

21 Prill 2022, 21:47 Nga DOSJA
Berisha: Drejtori i shërbimeve sekrete në SHBA pa dosjen time,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se drejtori i shërbimeve sekrete në SHBA, ka parë dosjen e tij për shpalljen non-grata nga Derpartamenti Amerikan i Shtetit. I ftuar në TPZ, Berisha tha se ai i ka thënë që nuk ka asnjë provë në të cilën bazohet shpallja non-grata.

“Ata që kanë parë dosjen kanë thënë që s’ka fakte. Jo pak veta e kanë parë dosjen. Nëse drejtori në detyrë i të gjitha shërbimeve sekrete të SHBA-së, thotë se unë kam parë dosjen për politikanët e Ballkanit dhe për filanin s’ka pasur për mua, e për rrjedhojë thotë se ke shërbyer si agjent i George Soros në Ballkan. A mendon ti se ky njeri, sëpaku nëse kandidon Donald Trump, është kandidat për Ministër i Jashtëm, do investonte në këtë mënyrë,”- tha Berisha.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll