Politike

Agron Duka: Kjo është një tallava, Rama e ka projektuar emrin që do të vendosë president

21 Prill 2022, 19:45 Nga DOSJA
Agron Duka: Kjo është një tallava, Rama e ka projektuar emrin

TIRANË– Agron Duka, kreu i Paartisë Agrare Ambientaliste ka treguar detaje nga takimi që ka pasur për zgjedhjen e Presidentit të ri. I ftuar në “Top Story”, Duka tha se e gjithë procedura është një ‘tallava’. Sipas Dukës, Rama është ai që i ka caktuar vetë emrat dhe që po vetë ai do ta zgjedhë Presidentin.

Pjesë nga biseda:

Agron Duka: Unë e kam quajtur tallava dhe rrjedh nga vetë Rama. Ato që i vë re çdokush, mbledh deputetët, i thotë më jepni propozime dhe të nesërmen e zgjedh vetë. Është një kakofoni që e ka krijuar vetë. Ai duhet të vendosë ca përcaktime dhe ne ta dimë. Ne duhet të shohim humorin e Ramës. Disa u shtrembëruan se ishin mprehur të bëhen. Kjo mënyrë komunikimi nuk është e mirë prandaj vjen ky reagim. Ne shkuam në takim dhe u vendos të pranohej propozimi që të shtyhej me një javë, si pasojë do të shtyhet edhe seanca e parë e kaq. Nuk kemi diskutuar gjë tjetër. Sot mora vesh nga kryeministri që deputetët përjashtohen. Pas një jave do të marrim vesh gjëra të tjera. E paragjykoj procesin. Grupi parlamentar i majtë nuk ka faj se një opozitë e dobët e ka bërë të fuqishëm dhe ai shprehet si të dojë vetë. Kaq shumë pushtet nuk ka patur askush në pushtet përball opozitës. Ne bëmë një propozim që mund të kemi përfaqësues të opozitës.

Spiropali: Ne i kemi vënë emër të përjashtuarit, është Sali Berisha. Nuk duam të hyjmë në përbërjen e grupit të opozitës. Ai është vetëpërjashtuar nga një proces që nuki e ka ftuar askush.

Agron Duka: Ajo që po ndodh me Berishën po ndodh me të gjithë shoqërine shqiptare. Uroj të mos më dalë fjala dhe presidenti të jetë mbi palët, por mendoj që Rama tashmë e ka projektuar.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron duka edi rama agron duka edi rama

Sondazh

Poll