Politike

Berisha: Kam pasur oferta nga më bindësit, nuk negocioj për non-gratan

21 Prill 2022, 21:20 Nga DOSJA
Berisha: Kam pasur oferta nga më bindësit, nuk negocioj për

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ka pasur mundësi për të lobuar në mënyrë që t’i hiqet shpallja non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk e ka bërë atë. I ftuar në ‘TPZ’, Berisha tha se ai mund edhe të kishte kontraktuar kompani lobimi pasi ka pasur oferta, por nuk ka zgjedhur atë rrugë. Ai shtoi se për shpifje nuk negocion.

Ajo ndodh. Ndodh dhe ka ndodhur. U janë hequr ministrave turq (non-gratat). U janë hequr gjashtë zyrtarëve hungarezë. Por, unë nuk kam zgjedhur atë rrugë. Jam ky që jam. Kam refuzuar çdo lobim. Pikë. Mund të kontraktoja kompani lobimi, kam patur oferta nga më bindësit. Ajo kërkon negocim, unë negocim nuk mund të bëj. Kjo do të thotë, hajde ti shpif për mua dhe unë të them, hajde të negociojmë për të hequr shpifjen. Kam patur oferta nga më të sigurtat. E vetmja zgjidhje, nëse kërkojnë falje,”- tha Berisha.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll