Politike

Kim ‘dënoi’ incidentin me Alibeajn, Pollo: Qesharake, bezdi e antipati te gjysma e publikut

21 Prill 2022, 21:09 Nga DOSJA
Kim ‘dënoi’ incidentin me Alibeajn, Pollo: Qesharake, bezdi e

TIRANË– Ish-ministri Genc Pollo e konsideron qesharake ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, referuar reagimit të bërë prej saj pas incidentit të ndodhur në Kuvend ku ish-kryeministri Sali Berisha shtyu deputetin Enkelejd Alibeaj. Në një postim në facebook, Pollo shkruan se duke qenë se Kim përfaqëson SHBA-në, kjo gjë nuk mund të kalohet me kaq pasi përcjell negativitet tek qytetarët. Sipas ish-ministrit, Shqipërisë i krijohet imazhi i një shteti të kapur.

Reagimi i plotë:

Përfundimisht është e dukshme dhe e qartë: të lavdishmet ShBA përfaqsohen sot në Tiranë nga një person vendosmërisht qesharak (pvq). Për ShBA ky fakt nuk është problem i madh: as nuk e dinë e as nuk merakosen. Ky është gati si ligji i fizikës për peshat e masat e mëdha. Edhe për një vend të vogël si i yni po të mbetej me kaq nuk do të ishte ndonjë qeder: thjesht dikush do të gajasej e dikush tjetër do te sikletosej nga fremdschaemen. Druaj se për fat të keq nuk mbetet me kaq: pvq nuk e absorbon dot vetë antipatinë e bezdinë që ai shkakton tek më shumë se gjysma e publikut. Një pjesë e ketij sentimenti negativ derdhet edhe mbi shtetin që përfaqsohet nga ky pvq. Duke ndikuar në perceptimet e popullit më amerikanofil në Ballkan dhe në Europë. Duke krijuar imazhin e një shteti mistrec, të kapshëm e të kapur. Edhe pse kjo nuk është e vërteta dëmi megjithatë ndodh. Në kohë lufte ky dëm bëhet më i rrezikshëm. Më pak për Amerikën e madhe. Më shumë për Shqipërinë e vogël. Ilaçi kundër dëmit është durimi me dinjitet. Pa reaguar me tepri ndaj pvq. Mundësisht duke e injoruar atë. Dhe duke vazhduar dialogun e bashkëpunimin me persona seriozë. Sepse si çdo problem edhe ky është i përkohshëm.  Post Scriptum: fjalën fremdschaemen e kam shpjeguar në një shënim të vjetshëm si vijon: “fremdschaemen” është një glosë në gjermanisht e cila, me sa kam parë, nuk ka ekuivalent njëfjalësh në gjuhët europiane përfshi edhe shqipen. Kur autorët duan të thonë fremdschämen në anglisht a frëngjisht shpesh e përdorin këtë term të huaj siç e shkruajnë gjermanët. Fremdschaemen është ndjenja e turpit kur ti sheh sesi një i njohur i yti vihet publikisht në pozitë të sikletshme; shpesh pa e kuptuar. Për shembull kur sheh një mësues tëndin të gjimnazit, të cilin ti e kujton me respekt, se si e përqeshin kalamajtë e lagjes kur ai kalon rrugës i dehur xurxull e me pantallona të lagura duke mos gjetur dot shtëpinë e vet. GP

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike genc pollo genc pollo

Sondazh

Poll