Politike

“Nder malësori”, Berisha tregon pse nuk hap shteg për amerikanët: Të kërkojnë falje

21 Prill 2022, 20:13 Nga DOSJA
“Nder malësori”, Berisha tregon pse nuk hap shteg për

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk pranon të ulet në negociata me asnjë nga të dërguarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I ftuar në TPZ, Berisha tha se i kanë shkelmuar dinjitetin dhe e vetmja gjë që mund të bëjnë për të, është që t’i kërkojnë falje. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Keni deklaruar se keni patur të dërguar për negociata. 

Sali Berisha: Jo nuk jam dakord për negociata. Më kanë shkelmuar dinjitetin, nuk ka negociata.

Ylli Rakipi: Kur dikush të vjen për negociata dhe je i rrethuar, duhet ti lësh vetes një shteg. Këta kanë ardhur për një shteg. Ti përse nuk i lejon vetes një shteg? Ke nderin e malësorit?  Ju jeni politikan i gradës së lartë.

Sali Berisha: Nderi dhe dinjiteti i njeriut…Unë në atë regjim, as kam qenë i persekutuar, kam qenë i privilegjuar. Kam qenë edhe në rrafshin shoqëror dhe shkencor. Kam patur fat të publikoj në revistat më serioze. Përse vendosa ti kundërvihem regjimit? Për dinjitetin tim. E the ti atë punën e malësorit. Edhe ajo është.

Ylli Rakipi: Nëse ata kanë ardhur vërtet…

Sali Berisha: Ne kemi një fjalë, Zot ruajna nga miqtë, se nga armiqtë ruhemi vetë. Të dalësh dhe të akuzosh në këtë mënyrë pa patur dokument dhe argument… Njeriu që kam patur të vetmen akuzë si tepër pro-amerikanë, edhe nga ju që jeni këtu. Unë kam kërkuar shpalljen non-grata të George Soros, atë e konsideroj si njeri që i ka bërë dëmin demokracisë në Shqipëri. Unë thjesht kam folur, s’kam bërë asnjë veprim, që i bie që ne të mos flasim fare.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll