Politike

Berisha: Rama i tronditur, e di që do humbasë në zgjedhjet e ardhshme

21 Prill 2022, 21:39 Nga DOSJA
Berisha: Rama i tronditur, e di që do humbasë në zgjedhjet e

TIRANË– Ish kryeministri, Sali Berisha është i bindur që Partia Demokratike do të vijë në pushtet me të. I ftuar në “TPZ”, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është i tronditur sepse e di që në zgjedhjet e ardhshme do të humbasë përballë tij. Berisha shton se kjo gjë do të përcjellë kënaqësi tek demokratët.

“PD do vijë në pushtet, e kam binjde të thellë. Nëse ka njeri që ka prekur rënien më të madhe ai jam unë. Në vitin 1997-98 nuk di ndonjë njeri që të besonte se Sali Berisha duhet të qëndronte në politikë. Këtu jo vetëm e majta që dërgoi një delegacion kryesuar nga Papandreu që më kërkoi të largohesha. U ndërmorën nisma për të larguar PD-në nga partitë Popullore Europiane. Unë qëndroja në bindjen time se PD duhet të ekzisonte si opozitë dhe ecëm drejt fitores. Ndaj dhe unë kam bindjen absolute se kjo tronditje e madhe e Edi Ramës është se ai e di se në këto zgjedhje, ai do të humbasë. Demokratët do kënaqen se do vijnë sërish në pushtet sepse unë e kam mundur Edi Ramën 3 herë,”- tha Berisha ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll