Politike

Berisha shtyu Alibeajn, Gjekmarkaj: Nuk jam ndier mirë

21 Prill 2022, 21:12 Nga DOSJA
Berisha shtyu Alibeajn, Gjekmarkaj: Nuk jam ndier mirë

TIRANË- Deputeti Agron Gjekmarkaj nuk është ndier mirë për aktin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shtyu sot në foltore kreun e PD-së, Enkelejd Aliebajn për t’i marrë fjalën.

Në një lidhje direkte mbrëmjen e sotme për “Top Story” me Sokol Ballën, Gjemarkaj tha se nuk e priste që një burrë me aq eksperiencë në politikë të sillej në atë mënyrë.

Agron Gjekmarkaj: Nuk jam ndjerë mirë, përtej gjykimeve që kam për Berishën, nuk e pres që një burrë me eksperiencën e tij në politikë të sillet në aty mënyrë ndaj Alibeajt. Unë do votoja çdo president që përbush kriteret.

Sa i përket përfshirjes së opozitës në zgjedhjen e procesit të presidentit të ri, ai tha se PD nuk e ka luksin të rrijë jashtë procesit.

Agron Gjekmarkaj: Mendoj që PD nuk e ka luksin të jetë përjashtuese në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Kemi gabuar në disa përjashtime dhe besoj që PD duhet t’i përgjigjet qytetarëve me propozime konkrete, pavarësisht se besoj që nuk do merren parasysh.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj enkelejd aliebaj agron gjekmarkaj enkelejd aliebaj

Sondazh

Poll