Politike

“Mund të shkoni në burg”, Berisha: Zero shanse, do dëshmoj për çdo çështje që do të hapet

21 Prill 2022, 21:30 Nga DOSJA
“Mund të shkoni në burg”, Berisha: Zero shanse, do

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se për të nuk ka asnjë parashkrim dhe se shanset që të përfundojë në burg, janë zero. I ftuar në ‘TPZ’, Berisha tha se është i hapur për hetime dhe se do të dëshmojë për çdo çështje që mund të hapet, por që për të nuk ka asnjë parashkrim.

Pjesë nga biseda: 

Sali Berisha: Cilido pranë meje që ka shkelur ligjet, të përballet me ligjet. Nuk ekziston parashkrim për mua. Zero parashkrim.

Ylli Rakipi: Kur ju thoni drejtësi me regji, do të thotë që ju mund të dënoheni. E keni llogaritur që mund të shkoni edhe në burg?

Sali Berisha: E ka thënë Rama vetë atë, unë e shtyva të bëjë ai këto deklarata? 

Andi Bushati: Ju thoni SPAK vegël e partisë. Por thoni, jam i hapur të hetoni. Si mundet? Mua më ka hetuar SPAK dhe e kam parë që është vegël e partisë. Unë një vegle të partisë nuk i besoj.

Sali Berisha: Që unë të them jo do të thotë të përfytyroj një shoqëri pa shtet.

Andi Bushati: Nuk shkon që SPAK të zbatojë direktivat e partisë dhe ju do e pranoni çështjen si normale…

Sali Berisha: Nëse hap çdo cështje, unë do të shkoj dhe do të them gjithçka.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll