Aktualitet

Nishani në spital, Skëndaj: Trajtohet me oksigjen, s’dimë ku u kurua për Covid-19

21 Prill 2022, 17:58 Nga DOSJA
Nishani në spital, Skëndaj: Trajtohet me oksigjen, s’dimë

TIRANË– Gazetari Erjon Skëndaj ka deklaruar se ish-Presidenti Bujar Nishani ndodhet ende në spital, por është në gjendje të moderuar shëndetësore e jo në reanimacion. I ftuar në MCNTV, Skëndaj tha se Nishani është në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku po trajtohet për pneomoni. Sipas Skëndajt, Nishani ka vështirësi në frymëmarrje dhe po trajtohet me oksigjen. Gazetari shton më tej se nuk dihet se ku mund të jetë trajtuar ish-Presidenti gjatë kohës kur ka qenë i infektuar me Covid-19.

“Gjendja e tij konsiderohet e mesme e moderuar. Ish-presidenti ndodhet në pavion, nuk është dërguar në reanimacion. Po trajtohet. Ka vështirësi në frymëmarrje. Ajo që s’dihet ku është trajtuar presidenti gjatë Covid-it. Nuk rezulton të jetë shtruar në Covid-1. Ne nuk e dimë si ka qenë në shtëpi, a është trajtuar me oksigjen. Po trajtohet në penumoni bilaterale që është tipike e shkaktuar nga Covid. Ka rënie të oksigjenit. Po trajtohet me 6-7 litra oksigjen. Konsiderohet një situatë qëndrueshme, për momentin s’ka nevojë për terapi intensive. Të dhënat tregojnë që kush është imunizuar në mënyrë natyrore s’ka nevojë për vaksinë. Masat ekzistojnë vetëm në kokën e Komitetit Teknik. Shqipëria s’është nën pandemi. Kemi 6 persona të shtruar, asnjëri prej tyre s’është poshtë moshës 65 vjeç. S’kemi pandemi. Vdekjet kanë rënë poshtë shifrës së një gripi normal. Te Sanatoriumi ka më pak se 10 të shtruar. Problematika post-Covid ke te të gjitha patologjitë. Probleme të zemrës, nuhatjes, të shijes, që janë shkaktuar nga Covid-i. Te shfaqja e diabetit, ku pas kalimit të Covid-it janë kthyer në diabetik. Një nga problemet e mëdha është harresa momentale. Sipas ekspertëve problematikat post-Covid do t’i shohim pas një decade,”- tha Skëndaj ndër të tjera.

Sot u raportua se ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani është shtruar në spital një natë më parë.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2022, 17:52

Shehu pret në zyrë kreun e KLP-së (Takimi)

TIRANË– Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla. ...