Aktualitet

“Alo! Vëllai i Admir Muratajt ka armë’/ Telefonata e “dogji”, shpallet në kërkim 53-vjeçari

21 Prill 2022, 14:33 Nga DOSJA
“Alo! Vëllai i Admir Muratajt ka armë’/ Telefonata e

TROPOJË– Shpallet në kërkim vëllai i “trurit” të grabitjes së Rinasit, Admir Muratajt, Ilir (Can) Murataj. 53-vjeçari është shpallur në kërkim pasi në banesën e tij janë gjetur armë, municione dhe fara kanabisi. Policia e Shtetit shkoi në banesën e Muratajt pas mori informacione se do të gjente armë dhe drogë, kështu që uniformat blu zbarkuan në shtëpinë e 53-vjeçarit. Nga kontrollet janë gjetur dhe sekuestruar: një automatik; snajper; municion; fara kanabisi, dylbi dhe elektrik dore. Por pronari i tyre nuk ndodhej në banesë, ndaj dhe është shpallur në kërkim për veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tropojë

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore. Shpallet në kërkim 53-vjeçari që i posedonte. Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të mbajtjes pa leje të armëve, në fshatin Çerem, strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë organizuar punën dhe ushtruar kontroll në banesën e shtetasit I. M.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e pronarit të banesës, shtetasit I. M., 53 vjeç, banues në fshatin Çerem, Tropojë. Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Por, kush është Ilir Murataj dhe pse është i njohur për publikun?

Ilir Murataj u bë i njohur për publikun tre vite më parë, kur vëllai i tij Admir Murataj u vra gjatë grabitjes së Rinasit, pasi vetë me një grup shokësh ideuan dhe planifikuan grabitjen më spektakolare në aeroportin e Rinasit. Të gjithë u futën në pistë dhe morën 4.6 milionë euro, ndërkohë që vazhda e vrasjeve lidhur me atë ngjarje. Ilir Murataj njihet si Can Murataj, ndërkohë që ditën e vrasjes të së vëllait, ku nuk i kurseu edhe akuzat ndaj Policisë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj ilir murataj policia e shtetit tropoje admir murataj ilir murataj policia e shtetit tropoje

Sondazh

Poll