Aktualitet

Grabitja e Postës Shqiptare në Kamëz, Gjykata jep ‘arrest me burg’ për një prej autorëve

21 Prill 2022, 14:31 Nga DOSJA
Grabitja e Postës Shqiptare në Kamëz, Gjykata jep ‘arrest

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për një prej bashkëpunëtorëve të grabitjes së Postës Shqiptare në Kamëz. 20-vjeçari ashtu siç ka deklaruar në dëshminë pak pas arrestimit, Algert Kurti ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në grabitje, duke pranuar se ideator dhe ekzekutuesi gjithë planit ka qenë Elis Suçi. Madje e përjashtoi tërsisht veten nga grabitja edhe pse pranon se ka qenë në dijeni se Suçi do të bënte grabitje.

Disa ditë më parë Dosja.al raportoi e para se Kurti dhe Suçi, rreth orës 14:20, të maskuar, nën kërcënimin e armës lodër, morën një shumë parash në filialin e Postës Shqiptare në Kamëz, ndërsa ata mundën që të largoheshin dhe të identifikoheshin një ditë më pas. Ka qënë Kurti, ai i cili dëshmoi para policisë se grabitjen e kreu në bashkëpunim me Suçin.

Madje ai tregoi se nuk donte që ti bënte keq punonjëseve të bankës, nëse këto të fundit do t’i jepnin paratë që ai kërkonte. Po ashtu, 20-vjeçari tregoi se grabitjen e kreu Suçi ndërsa ai qëndroi jashtë postës duke e pritur. Po ashtu, i riu tha se nuk ka pasur më komunikim me bashkëautorin e tij që nga dita e grabitjes.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet algert kurti elis suci grabitet posta ne kamez grabitet posta shqiptare algert kurti elis suci grabitet posta ne kamez grabitet posta shqiptare

Sondazh

Poll