Aktualitet

Marku vdiq nga mbidoza, shoku e fshehu në bunker dhe e mbuloi me kartona, arrestohet

21 Prill 2022, 14:51 Nga DOSJA
Marku vdiq nga mbidoza, shoku e fshehu në bunker dhe e mbuloi me kartona,

TIRANË– Mariglen Isufi, 28 vjeç, miku i 36-vjeçarit Ilir Marku që u gjet i vdekur në bunker, është vënë në pranga. Dosja.al ka mësuar se Isufi është personi që ka fshehur trupin e Markut, pasi ky i fundit ka ndërruar jetë pas konsumimit të mbidozës së lëndëve narkotike. Isufi e Marku kanë qenë bashkë më 18 prill duke konsumuar lëndë narkotike pranë një bunkeri në zonën e Institutit të Kamzës.

36-vjeçari Marku ka humbur ndjenjat nga mbidoza, ndërsa 28-vjeçari Isufi është larguar dhe e ka lënë aty. Të nesërmen është kthyer dhe e ka gjetur të pajetë mikun e tij. Për ta fshehur ngjarjen, ai e ka tërhequr zvarrë 36-vjeçarin dhe e ka futur në bunker duke e mbuluar me kartona. Ndërkohë që familja e priste të riun të kthehej në shtëpi.

I vëllai kishte bërë edhe denoncimin në polici, por lajmi për gjetjen e Markut erdhi vetëm dje. Kalimtarë të rastit pikasën trupin e tij në bunker dhe lajmëruan autoritetet. Trupi i 36-vjeçarit po i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore, ndërsa Isufi akuzohet për veprën penale “fshehje të kufomës”.

LEXO EDHE KËTË:

U gjet i vdekur në bunker, arrestohet shoku i 36-vjeçarit, i fshehu trupin

(F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet i riu i vdekur ne bunker ilir marku policia e tiranes i riu i vdekur ne bunker ilir marku policia e tiranes

Sondazh

Poll