Aktualitet

U gjet i vdekur në bunker, arrestohet shoku i 36-vjeçarit, i fshehu trupin

21 Prill 2022, 14:29 Nga DOSJA
U gjet i vdekur në bunker, arrestohet shoku i 36-vjeçarit, i fshehu

TIRANË– Një person është vënë në pranga pasi akuzohet se ka fshehur trupin e 36-vjeçarit Ilir Marku që u gjet i vdekur dje në një bunker. Mësohet se personi në fjalë është shoku i Markut dhe quhet Mariglen Isufi. 28-vjeçari Isufi ka qenë me të kur 36-vjeçari ka ndërruar jetë pas përdorimit të lëndëve narkotike dhe i ka fshehur trupin në bunker. 

Marku i gjet dje i pajetë, ndërsa familja e tij e kërkonte prej dy ditësh. më 19 prill, i vëllai kishte bërë edhe denoncimin në policinë e Tiranës dhe kërkoi ndihmën e efektivëve për gjetjen e të vëllait. Pasdite u raportua se Marku ndodhej i pajetë në një bunker. Shkaku i vdekjes së tij paraprakisht është raportuar se ka qenë konsumi i mbidozës së lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Fshehu në një bunker trupin e shokut që kishte ndërruar jetë duke penguar zbulimin e të vërtetës, vihet në pranga 29-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: – M. I., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e dë vërtetës”. Sipas veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi M. I., është lidhje shoqërore me shtetasin I. M., 36 vjeç, i cili u gjet ditën e djeshme, në një bunker, pa shenja jete dhe pa shenja dhune. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, më datë 17.04.2022, kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike, dhe shtetasi I. M., ka gjetur vdekjen, ndërsa shtetasi M. I., ka transportuar trupin e të ndjerit në bunker, duke kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE KËTË:

Arrestohet shoku i të riut që u gjet i vdekur në bunker, e tërhoqi zvarrë e i fshehu trupin

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet i riu i vdekur ne bunker ilir marku i riu i vdekur ne bunker ilir marku

Sondazh

Poll