Aktualitet

Gjendet i vdekur në bunker 36-vjeçari nga Kamza, ishte zhdukur prej dy ditësh

20 Prill 2022, 18:11 Nga DOSJA
Gjendet i vdekur në bunker 36-vjeçari nga Kamza, ishte zhdukur prej

TIRANË– Një 36-vjeçar i identifikuar si Ilir Marku që kërkohej prej dy ditësh nga familjarët e tij është gjetur i vdekur në një bunker, pranë Institutit Bujqësor. Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije i riu Marku, është gjetur i vdekur vetëm një ditë pasi i vëllai A.M., e denoncoi në polici si të zhdukur dhe kërkoi ndihmë nga autoritetet. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, por trupi i 36-vjeçarit është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Paraprakisht raportohet se Marku ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 20.04.2022, në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet i riu i vdekur ne bunker ilir marku policia e tiranes i riu i vdekur ne bunker ilir marku policia e tiranes

Sondazh

Poll