Aktualitet

‘Rana e Hedhun’/ GJKKO ndan familjen Ndoka! Burrë e grua në burg, të miturit pa përkujdesje

21 Prill 2022, 14:38 Nga DOSJA
‘Rana e Hedhun’/ GJKKO ndan familjen Ndoka! Burrë e grua

LEZHË– Gjykata e Posaçme e Apelit disa ditë më parë vendosi që të rëndonte pozitën e 11 të pandehurve për tjetërsimin e pronave në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ dhe në Shëngjin ku disa prej të pandehurve duhet të kthehen në qeli.

Sipas Klan, ky vendim ka krijuar një situatë të pazakontë, pasi duke dënuar me burg Mimoza dhe Bledi Ndokën ka lënë pa kujdestari dy fëmijë të mitur. Avokati Marash Ibraj, mbrojtësi i çiftit, ka dorëzuar një kërkesë në gjykatë së cilës i kërkon që të shprehet me vendim, se çfarë do të ndodhë me dy të miturit.

“Kjo gjykatë duhet të shprehet edhe për fëmijët e mitur, për sa kohë është shprehur për babain Blendi Ndoka ‘arrest me burg’, dhe për nënën Mimoza Ndoka e dënuar me burg. Njëri është 3 vjeç dhe tjetri 5 vjeç. Në të gjitha ligjet është e shkruar e zeza në të bardhë duhet pasur parasysh ‘interesi më i madh i fëmijës”.

Mimoza Ndoka në shkallë të parë u dënua me 4 vite shërbim prove ndërsa Apeli e dënoi përfundimisht, me 5 vite e 4 muaj burg. Ndërsa bashkëshorti Bledi Ndoka u cilësua fajtor dhe u dënua me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie.

Pasditen e 21 tetorit 2018, autoritetet ligjzbatuese shqiptare finalizuan operacionin e njohur si “VOLVO 4”. Nga operacioni u godit grupi i laboratorit të heroinës në Has, grupi i Shijakut, ndërsa janë àrrestuar edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, që dolën nga përgjimet e grupit kriminal të Avdylajve.

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në prànga krejt rastësisht, për ryshfet.

Hetimi i 339 u kthye në parodi, kur disa orë pas ekzekutimit të urdhër-arresteve, dy komisionerët e PD dhe PS, rezultuan të vdekur që në kohën kur prokurorët po hetonin shit-blerjen e votave në Durrës. Dosja 339 u regjistrua më 2016, pas një sinjalizimi nga autoritetet gjermane për trafikun e drogës që bëhej nga qyteti i Durrësit. Me hapjen e hetimit, përgjimet zbuluan edhe krime të tjera si shitblerje votash, korrupsion, trafik droge apo tjetërsim pronash.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledi ndoka dosja 339 marash ibraj mimoza ndoka bledi ndoka dosja 339 marash ibraj mimoza ndoka

Sondazh

Poll