Sport

Maroku miqësore me SHBA, test për finalet e “Katar 2022”

21 Prill 2022, 14:25 Nga DOSJA

MAROK – Në mesin e pesë skuadrave afrikane të kualifikuara për finalet e Kupën e Botës në Katar (21 nëntor-18 dhjetor), është edhe Maroku i Vahid Halilhodzic.

Ajo do të nisë përgatitjet për finalet e botërorit me një ndeshje miqësore kundër Shteteve të Bashkuara, më 1 qershor në Cincinnati të Ohajos, çka tani është zyrtarizuar.

Ky kundërshtar nuk u zgjodh rastësisht nga federata marokene. Ai do të përdoret nga “Luanët e Atlasit” për t’u përgatitur për ndeshjen e tyre të raundit të parë kundër Kanadasë.

Të dyja skuadrat janë në Grupin F të Kupës së Botës 2022, së bashku me Belgjikën dhe Kroacinë.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kupën e botës në katar shteteve të bashkuara siç bëri maroku me hakim ziyech trajneri i marokut kupën e botës në katar shteteve të bashkuara siç bëri maroku me hakim ziyech trajneri i marokut

Sondazh

Poll