Sport

Frappart gjyqtarja e finales së Kupës së Francës, historike për një femër…

21 Prill 2022, 14:09 Nga DOSJA
Frappart gjyqtarja e finales së Kupës së Francës, historike

FRANCE – Gjyqtarja e FIFA-s, Stéphanie Frappart, pasi ka drejtuar një ndeshje të Ligue 1 (Amiens-Strasburg, 28 prill 2019), Superkupën e Europës (Chelsea-Liverpool, 14 gusht 2019) dhe një ndeshje të Champions League (Juventus-Dynamo Kyiv, 2 dhjetor 2020), ajo do të bëhet gjyqtarja e pare që do të drejtojë edhe një finale të Kupës së Francës.

Komiteti Ekzekutiv i FFF-së e miratoi këtë të enjte, propozimin e Komisionit Federal të gjyqtarëve francezë të futbollit.

Stéphanie Frappart do të drejtojë finalen e Nice-Nantes, të planifikuar për të shtunën më 7 maj në “Stade de France” (21:00).

Gjyqtarja 38-vjeçare do ta kujtojë gjatë këtë muaj prill 2022. Të martën, ajo mësoi gjithashtu se do të gjykonte në “Euro 2022” për femra (6-31 korrik në Angli).

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gjyqtarja e fifa-s kupës së francës ligue 1 franceze stephanie frappart gjyqtarja e fifa-s kupës së francës ligue 1 franceze stephanie frappart

Sondazh

Poll