Sport

VD/ Schmeichel dhe Wright, anëtarë në “Hall of Fame” të Premier League

21 Prill 2022, 13:25 Nga DOSJA
VD/ Schmeichel dhe Wright, anëtarë në “Hall of Fame”

ANGLI – Ish-portieri danez i Manchester United, Peter Schmeichel dhe ish-sulmuesi i Arsenalit, Ian Wright, janë në mesin e gjashtë ish-lojtarëve që janë futur në “Hall pf Fame” të Premier League, njoftoi të enjten Premier League.

Dy futbollistët festojnë së bashku, kur thuajse nuk e vlerësuan njëri-tjetrin gjatë lulëzimit të tyre.

Wright e kishte akuzuar Schmeichelin, se i kishte bërë komente raciste në nëntor 1996, gjatë një ndeshjeje kampionati në “Old Trafford”, mes “Djajve të Kuq” dhe “Topçinjtë”.

Peter Schmeichel was an imperious presence in goal who commanded his penalty area and made breathtaking saves, keeping 128 #PL clean sheets ?@ManUtd‘s five-time champion is in the #PLHallOfFame. Congratulations, @Pschmeichel1! pic.twitter.com/KQVvN7hbnt

— Premier League (@premierleague) April 21, 2022

Schmeichel u largua nga Manchester United në vitin 1999, pas tetë vitesh në “Old Trafford” gjatë të cilave “Djajtë e Kuq” fituan pesë tituj të Premier League. Ian Wright shënoi 185 gola për Arsenalin, ku fitoi edhe kupën dhe kampionatit në 1998. Të dy janë tani 58 vjeç.

Schmeichel dhe Wright janë bashkuar në këtë promovim të ri me ish-lojtarët e Manchester City, Sergio Aguero dhe Vincent Kompany, si dhe Didier Drogba (Chelsea) dhe Paul Scholes (MU). Gjashtë të rinjtë i bashkohen Wayne Rooney (MU) dhe Patrick Vieira (Arsenal), të cilët iu bashkuan “Hall of Fame” muajin e kaluar.

Ian Wright’s pace, bravery and finishing ability made him one of the #PL‘s most-feared strikers, he became @Arsenal‘s record goalscorer and was part of their first title win ?

Welcome to the #PLHallOfFame, @IanWright0! pic.twitter.com/2CshYCwoDy

— Premier League (@premierleague) April 21, 2022

“Hall of Fame” tashmë ka mirëpritur edhe lojtarë si David Beckham, Frank Lampard apo Steven Gerrard. Thierry Henry është francezi i parë që i bashkohet atij vitin e kaluar.

“Hall of Fame” vlerëson talentin dhe arritjet e atyre që kanë luajtur në Premier League që nga fillimi i saj në vitin 1992.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions dhe premier league jacky wright peter schmeichel portieri schmeichel champions dhe premier league jacky wright peter schmeichel portieri schmeichel

Sondazh

Poll