Aktualitet

Jaeld Çela depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshim të vendimit

21 Prill 2022, 08:16 Nga DOSJA

TIRANË- Ish-kreu i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela ka depozituar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për rekurs. GJKKO sqaron se Çela kërkon rekurs për nenet që është deklaruar fajtorë.

‘Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 21.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 74, datë 21.04.2022, paraqitur nga i pandehuri J.Ç., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.’– thuhet në njoftimin e GJKKO.

Ndërsa, avokati mbrojtës i Çelës, Petrit Ismaili thotë se ish-kreu i Policisë ka qenë aktiv në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike. Për këtë arsye ata kërkojë shfuqizim të masës arrest me burg.

Çela u la i lirë nga burgu më 25 mars. Kërkesa ishte bërë nga vetë Çela, i cili u dënua bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu reduktuar në 3 vite e 4 muaj burg, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Nën argumentin se kishte vuajtur 2/3 e dënimit të dhënë, pasi u vetëdorëzua më 16 maj të vitit 2020, Çela kërkoi që të lirohej nga qelia, gjë që u pranua nga Gjykata e Fierit.

Jaeld Çela ka shërbyer më shumë se 17 vite në radhët e Policisë së Shtetit. Ai ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, ndërsa nga shtatori 2014, deri në prill të 2017-s u vu në krye të policisë së Vlorës, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri. Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi një urdhër-arresti për Çelën në vitin 2017, por për dy vite e gjysmë ai iu shmang drejtësisë, derisa vendosi të verëdorëzohej. Nga ana tjetër, Tahiri vijon të jetë pas hekurave. Të dy kanë bërë recurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkojnë pafajësi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet jaeld cela jaeld cela

Sondazh

Poll