Aktualitet

Aksidentohet polici në Tiranë!Autori kundërshtoi gjobëvënien, goditi dhe përplasi efektivin

21 Prill 2022, 07:00 Nga DOSJA
Aksidentohet polici në Tiranë!Autori kundërshtoi

TIRANË– Një punonjës i policisë së Tiranës u dhunua dhe aksidentua mëngjesin e sotëm. Forcat blu bëjnë të ditur se punonjësi me inicialet Z.M, u përplas nga mjeti tip ‘FORD’ i cili është në pronësi të një gruaje. Shkaku i vërtetë është zbuluar. Ka qënë gjobëvënia që iu vendos makinës e cila nervozoi autorin, duke bërë që të dilte nga lokali ku po qëndronte dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësin e policisë duke e goditur dhe e shtyrë. Policia ka bërë të mundur ndalimin e autorit. 

Efektivi është rrëzuar dhe ka rënë në bordurë dhe si pasojë ka thyer këmbën. Punonjësi i policisë ndodhet në spital jashtë rrezikut.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 21.04.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar. Si pasojë punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Goditi punonjësin e policisë, arrestohet 43-vjeçari (DETAJE + EMRI)

Përplasi policin me makinë/ Zbulohet SHKAKU, gjobvënia ‘acaroi’ autorin, doli nga lokali…

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksidentohet polici tirane aksident aksidentohet polici tirane

Sondazh

Poll