Aktualitet

5 muaj në ndjekje, operacioni ‘Restart 7’ vë në pranga 3 persona dhe kap 40 kg drogë(EMRAT)

21 Prill 2022, 12:33 Nga DOSJA
5 muaj në ndjekje, operacioni ‘Restart 7’ vë në

KORÇË– Policia e Korçës ka vënë në pranga 3 persona si dhe ka sekuestruar 40 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis në vijim të operacionit ‘Restart’.

Sipas njoftimit të policisë, kjo ishte faza e shtatë e operacionit ku në total janë ndaluar 19 persona dhe sekuestruar 485.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Të arrestuarit janë Andrea (Drini) Myrtollari, 35 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, Asqeri Bebri, 54 vjeç, banues në Korçë dhe  Astrit Sinani, 55 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë.

Operacioni pas hetimeve intensive, është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Njoftimi i policisë:

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet andrea (drini) myrtollari arrestohen 3 persona në korçë asqeri bebri astrit sinani policia e korces andrea (drini) myrtollari arrestohen 3 persona në korçë asqeri bebri astrit sinani policia e korces

Sondazh

Poll