Aktualitet

Lëviznin me armë dhe drogë, policia arreston në flagrancë 2 persona (EMRAT)

21 Prill 2022, 12:24 Nga DOSJA
Lëviznin me armë dhe drogë, policia arreston në

TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona pasi lëviznin të armatosur dhe mbanin lëndë narkotike me vete.

Sipas njoftimit të policisë arrestimet janë kryer në bazë të operacionit ‘Similar’ ku në pranga kanë rënë shtetasit Armand Rika dhe Juxhin Gjon Bocari.

Bocari nuk është një emër i panjohur për policinë pasi ka qenë i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë, përndjekje dhe prodhim dhe shitje narkotikësh.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Similar”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, një automjet, dy aparate celulare dhe dy peshore elektronike.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në pranga edhe 1 shtetas tjetër, për moskallëzim krimi, i dënuar më parë për vrasje mbetur në tentativë, përndjekje dhe prodhim dhe shitje narkotikësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Similar”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. R., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– J. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së informacioneve se me një mjet tip “Opel”, lëviznin persona të armatosur, menjëherë kanë bërë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar.

Në afërsi të vendit të quajtur “Pallati me shigjeta”, kanë ndaluar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin A. R. dhe pasagjer shtetasin J. B. Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. R., në rrugën “Jaho Gjoliku”, u gjetën sasi municioni luftarak, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë e ndarë në doza, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe dy peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit pistoletë dhe automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 2 te arrestuat ne tirane armand rika juxhin gjon bocari policia e tiranes 2 te arrestuat ne tirane armand rika juxhin gjon bocari policia e tiranes

Sondazh

Poll