Aktualitet

Goditi punonjësin e policisë, arrestohet 43-vjeçari (DETAJE + EMRI)

21 Prill 2022, 11:42 Nga DOSJA
Goditi punonjësin e policisë, arrestohet 43-vjeçari (DETAJE +

TIRANË– Ermal Muçolli është i riu i cili sulmoi ditën e sotme punonjësin e policisë në Tiranë. Shkak u bë gjoba që polici vendosi ndaj mjetit të Muçollit. Ky i fundit nuk e ka pranuar këtë gjë dhe pasi kanë debatuar, i ka dhënë gaz makinës, duke dëmtuar në këmbë policin e Patrullës së Përgjithshme. Policia bën të ditur se Muçolli është vënë në pranga. Ai do të akuzohet për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditi punonjësin e Policisë, falë veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet dhe vihet në pranga 43-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte goditur një punonjës policie, në rrugën “Thoma Koxhaj”, menjëherë kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:- E. M., 43 vjeç, banues në Kombinat, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe më pas është larguar me mjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LAJMI KRYESOR: Aksidentohet polici në Tiranë!Autori kundërshtoi gjobëvënien, goditi dhe përplasi efektivin

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet polici ermal mucolli aksidentohet polici ermal mucolli

Sondazh

Poll