Aktualitet

Skandali i CEZ, u dënua me 11 vite burg/ Kastriot Ismailaj merret në pyetje nga SPAK

21 Prill 2022, 11:20 Nga DOSJA
Skandali i CEZ, u dënua me 11 vite burg/ Kastriot Ismailaj merret në

FIER– Biznesmeni Kastriot Ismailaj ka dalë nga qelia, ku vuan dënimin në burgun e Fierit, për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ismailaj është shoqëruar nga burgu i Fierit për t’u pyetur në SPAK nga prokurori Altin Dumani lidhur me çështjen e kompanisë CEZ, për të cilën është dënuar me 11 vite heqje lirie.

Ai u arrestua më 12 Maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar për mashtrim me shuma të mëdha parash. Kastriot Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë, por sipas akuzës, i dënuari duke falsifikuar dokumentat arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë Euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer. 

Çështja u rikthye në dyert e SPAK pas një kërkesë që Taulant Balla bëri për rigjykimin e dosjes në vitin 2020 në ngarkim të disa personave, ndër ta edhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas Ballës, për çështjen kanë dalë prova të reja, ndaj dhe kërkon rigjykim të asaj që ai e cilëson si aferën më të madhe korruptive në vendin tonë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kastriot ismailaj kompania cez spak tirane kastriot ismailaj kompania cez spak tirane

Sondazh

Poll