Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 300 rrënjëve kanabis, arrestohet Lazer Hila

21 Prill 2022, 09:29 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 300 rrënjëve

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar një 53-vjeçar i cili rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Sipas njoftimit të policisë është vënë në pranga Lazer Hila, banues banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili në vitin 2020 në bashkëpunim me shtetasit P. Ç. dhe L. N. (të ndaluar më parë), dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në fshatin Mazrek, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lazer hila policia e shkodres lazer hila policia e shkodres

Sondazh

Poll