Aktualitet

Ka më shumë se 2 muaj në burg! Tahiri kërkon pezullimin e dënimit: Po më cënohen interesat

21 Prill 2022, 11:00 Nga DOSJA
Ka më shumë se 2 muaj në burg! Tahiri kërkon pezullimin e

TIRANË– Zbardhet kërkesa e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në rekursin drejtuar Gjykatës së Lartë për pezullimin e dënimit nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tahiri përmes avokatit të tij, Maks Haxhia ka kërkuar sot nga Gjykata e Lartë pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Apelit të GJKKO. Në kërkesën e bërë nga Tahiri, vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin.

“Pezulloni vendimin e marrë pasi është kundër interesave të mia! Gjykata nuk ka vepruar drejt sepse më ka dënuar jashtë kompetencave të saj,”- thuhet në rekursin e Tahirit drejtuar Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë që disa ditë më parë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka bërë gjithashtu rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kërkon që Gjykata e Lartë të marrë parasysh edhe veprën penale: “trafikim në kuadër grupit strukturuar”. Po ashtu, SPAK argumenton Saimir Tahiri duhet të shpallet fajtor për “përfshirje në grup kriminal” dhe “trafikim droge” duke shtuar se argumentet dhe provat e pranuara nga GJKKO, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar.

Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, pasi organet e drejtësisë e vunë në shënjestër (asokohe Prokuroria e Krimeve të Rënda) pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit. Ndërsa tani ai ka më shumë se dy muaj që ndodhet brenda qelisë në burgun e Fierit duke vuajtur dënimin e marrë nga GJKKO. GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’, por për shkak se ish-ministri kishte kërkuar aplikimin e procedurës së gjykimit të shkurtuar, iu ul 1/3 e dënimit, e tani Tahirit i duhet që të qëndrojë pas hekurave të burgut në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore denohet saimir tahiri saimir tahiri denohet saimir tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll