Bota

‘Nuk e ka prioritet dialogun’, Von Cramon kritika të ashpra qeverisë së Kurtit

21 Prill 2022, 12:58 Nga DOSJA
‘Nuk e ka prioritet dialogun’, Von Cramon kritika të ashpra

BRUKSEL- Gjatë një debati në Komisionin e Parlamentit Evropian për politikë të jashtme rreth drafteve të raporteve për Kosovën dhe Serbinë, Raportuesja e Parlamentit Europian Viola von Cramon ka akuzuar qeverinë e Kosovës se nuk ka prioritet dialogun me Serbinë.

Fatkeqësisht, pavarësisht energjisë së re me emërimin e emisarit të BE’së për dialog, më dëshpërim  mësoj se dialogu i lehtësuar nga BE me Serbinë, që mbetet parakusht për integrimin e Kosovës në BE, nuk është prioritet për Qeverinë aktuale” ka thënë Von Crammon.

Von Cramon tha se dialogu duhet të shndërrohet në prioritet dhe Kosova duhet të përfitojë nga momentumi i ri i bashkëpunimit SHBA-BE.

Dialogu duhet të bëhet prioritet politik dhe nuk duam që Kosova të shihet nga partnerët e saj kyç ndërkombëtarë, si një palë më pak konstruktive në dialog. Në vend të kësaj duam ta shohim Kosovën të bëjë hap të mëtejmë në konkretizimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë, targat e veturave dhe personat e pagjetur . Tutje Kosova duhet të shfrytëzojë dritaren e re mundësive me aleratët e saj derisa ka një bashkëpunim të plotë transatlantik për dialogun” vijoi ajo.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi viola von cramon dialogu kosove-serbi viola von cramon

Sondazh

Poll