Bota

Dyshohej se ishte rrëmbyer nga një grup kriminal, gjendet 15-vjeçarja në Greqi

21 Prill 2022, 12:04 Nga DOSJA
Dyshohej se ishte rrëmbyer nga një grup kriminal, gjendet

GREQI- Pas denoncimit nga familjarët është gjendur shëndosh e mirë 15-vjeçarja e zhdukur nga lagja Peristeri në Athinë të Greqisë.

Sipas Protothemës, 15-vjeçarja e identifikuar si  Fotini Giannopoulou, është gjendur në qendër të Athinës në praninë e një shoku të saj.

Një operacion i menjëhershëm policor u organizua për gjetjen e saj, pasi zhdukja e saj dyshohej se përfshinte një rreth trafikantësh që e kishin mashtruar duke e detyruar të largohej me ta.

Adoleshentja, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, u gjet pas një operacioni të koordinuar nga Policia në qendër të Athinës dhe po transferohet në Departamentin e Sigurimit të Peristerit.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni fotini giannopoulou gjendet 15-vjecarja ne greqi fotini giannopoulou gjendet 15-vjecarja ne greqi

Sondazh

Poll